Komuniteti fetar i bën thirrje politikës të heqë dorë nga dhuna dhe nga përçmimi i kundërshtarëve politike, të gjenet zgjidhja e krizës, pasi vetëm kështu do të ndalet ndikimi negativ në shoqëri, q ëpo përcjell situata politike në Shqipëri. Në një deklaratë të përbashkët, komuniteti ndërfetar në vendin tonë, bën apel për më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim mes palëve.
Opozita shqiptare dje mbajti një protestë, e disata në valën e tubimeve që janë paralajmëruar kundër qeverisë, ku pati tensione dhe përplasje me deputetë të mazhorancës dhe me forcat e policisë të cilët u sulmuan nga protestuesit.
Deklaratë për shtyp e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), po ndjekin me shqetësim situatën politike në vendin tonë, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin social, ekonomik dhe në të ardhmen e rinisë sonë, duke krijuar një gjendje të pasigurtë dhe duke cenuar shpresën e një populli të vuajtur, por vital e të fortë përballë sprovave me të cilat është përballur historikisht.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i bën thirrje politikës shqiptare për dialog dhe vetëpërmbajtje, si dhe për zgjidhje të konfliktualitetit të tejzgjatur, i cili po thellon dhe më shume varfërinë e shqiptareve, ikjen e tyre, dobësimin e institucioneve demokratike në vendin tonë, si dhe po dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë përpara botës.
Ne të gjithë së bashku, duhet të këmbëngulim fort te virtyti i shpresës, që po plagoset dita ditës, duke i bërë thirrje të gjithë faktorit politik të lërë mënjanë dhunën verbale apo fizike, përçmimin e kundërshtarit politik, e të gjejnë medoemos zgjidhje në dobi të të gjithë shoqërisë shqiptare, të atyre nënave dhe baballarëve fisnikë, që ushqyen brezat me dashurinë e shenjtë për këtë tokë, e sidomos të rinisë sonë, e cila meriton një vend me një të ardhme shpresëplotë.
Lusim Zotin për më shumë dashuri, mirëkuptim e bashkëpunim.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë.
Me respekt,
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Tiranë, 27 shkurt 2019
Ju jeni te paret QE PO shkaterroni .JU JU !!! Mos ngrini XHAMIA PO SHTEPIA !! LARG NGA POLITIKA !! LARG !! JU DUHET TE DENONCONI Padrejtesite Kriminel TAHIRI , me I forte se presidenti !! Presidenti HAJDUT FLORIRI !! Ky eshte kandari QE perdorni ju o HOXHALLARE E PRIFTERARE !! SA I PAGUANI BASHKIAKET JU TE APROVOJNE PRONA TE TE TJEREVE DHE JU TE NDERTONI XHAMIA ??? SHKOLLA O FETARE , SHKOLLA DHE PUNE .JO DROGE DHE TURQI .DIELL QE LIND NGA PERENDON ...-THOSHTE NAIMI ..NJEREZIT JANE MOLEPSUR DUKE DEGJUAR VETEM LAJME ...JANE HELMUAR NJEREZIT ..virusi Komunist me I rrezikshem se !!KURRE !! Lajmet PO HELMOJNE RAMA PO I bie daulles pa te KREMTE .. .KE FRIKE TE KUNDERSHTOSH SE SPIUNET ( komuniste me telefona dergojne menjehere informatione te politikanet) .Je I pa PUNE te mbyllin dyqanin te internojne haste shtetit so XHAXHI mut ENVERI .
PërgjigjuKisha e xhamia të mos perzjehet po të shikojë punën e zotave!
Përgjigju