Atmosfera e Kurban Bajramit pritet të pushtojë Tiranën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur mijëra besimtarë myslimanë do të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për faljen tradicionale të festës.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë publik programin e ceremonisë, që nis në orën 06:00 me leximin e Kuranit dhe vijon me mesazhet e drejtuesve të KMSH-së. Namazi i Bajramit do të falet në orën 06:30, ndërsa ligjërata do të mbahet nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja. Besimtarëve u është kërkuar të marrin me vete sixhade për të qenë sa më komod gjatë faljes, ndërsa më pas pritjet tradicionale do të zhvillohen në selinë e KMSH-së deri në mesditë.
PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:
06:00 – Hapja e programit
06:05 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së
06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja
Planimetria e faljes për burra dhe gra.

Komente










