Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Falja e Fitër Bajrami të enjten në orën 06:10 në Sheshin 'Skënderbej'

Falja e Fitër Bajrami në shesh, vitet e kaluara

TIRANË- Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Fitër Bajramin.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku falja e mëngjesit u krye vetëm nëpër xhami për shkak të kushteve të COVID-19, këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin 'Skënderbej', siç ka ndodhur prej vitesh.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka publikyar ditën e sotme programin i cili nis në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

Programi i Fitër Bajramit
Data: 13.05.2021
Dita: E enjte
Ora: 05:40-06:20
Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë
Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila
Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica
Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz
Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do të hapë edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE?

Komento

Komente

  • Rozafa: 11/05/2021 23:13

    Ato qe shkojne aty jane TURQ dhe jo shqiptar

    Përgjigju
  • Alieni: 11/05/2021 21:47

    Po ku je o Enver Burri,Patrioti Shqiptar..,Shtetndërtuesi i Kombit e Gjuhës Shqipe!

    Përgjigju
  • Identiteti i kombit asht Gjuha: 11/05/2021 20:11

    Feja e Shqiptarit,asht Shqiptaria!..Fol,shkruaj,kando në gjuhën e Amës(mëmës)...!..Duhet Liturgji në Gjuhën e Motçme e të bekuar Shqipe...,si në Kisha e në Xhamia...!!!

    Përgjigju
  • One: 11/05/2021 19:39

    Vazhdon kjo idiotesi akoma?! Mjaft na e shpifet dhe futuni neper xhamira. Donit xhami te madhe dhe tani e keni. Secili ne shtepi te vet dhe ambjentet e perbashketa jane per te gjithe. Se pastaj ju bezdis dhe prania e Gjergj Kastriotit juve te rruges se kavajes :(

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

VIDEO/ Një person me thikë në dorë përhap panik në stacionin e trenit në Romë, policia e qëllon me armë për ta neutralizuar