Komuniteti Mysliman mungoi në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut nga Erdogan, ish-kreu i KMSH-së: Akt i shëmtuar, turp i protokollit të shtetit shqiptar

Komuniteti Mysliman mungoi në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut nga Erdogan, ish-kreu i KMSH-së: Akt i shëmtuar, turp i protokollit të shtetit shqiptar

Ish-kreu i KMSH-së Sknëder Brucaj

‘Akt të shëmtuar’, e ka cilësuar ish- kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, mos mosprezencën e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Bruçaj tha për Zërin e Amerikës se mungesa e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurim ishte një turp për protokollin e shtetit shqiptar. Ish-kreu i KMSH theksoi gjithashtu se inaugurimi i xhamisë, i ngjante më shumë një aktiviteti politik të partisë së presidentit Erdogan, sesa një aktivitet fetar për inaugurimin e një objekti kulti.

“Me thënë të drejtën çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe investimet e bëra. Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar. Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh. Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Myslim pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, tha Bruçaj.

Pas një periudhe të gjatë, ku iu nënshtrua një rikonstruksioni total dhe delikat, Xhamia e Et’hem Beut, simboli i kryeqytetit shqiptar iu rikthye funksionalitetit. Financimi i saj është bërë nga Turqia, e për presidentin turk Erdogan ajo reflekton vlerat e përbashkëta kulturore, e ndërsa tha gjatë inagurimit se shpreson që të mbyllen punimet për xhaminë e Namazgjasë brenda muajit të Ramazanit. Inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut shënoi fundin vizitës disa orëshe të presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Ardhja e Erdogan në vendin tonë kishte si qëllim kryesor për të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij. Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE. Më pas Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vebiu: 21/01/2022 21:28

    Eshte fatkeqesi dhe e turpeshme qe ne krye te komunitetit musliman te zgjidhet nje njeri i ndyre dhe i implikuar ne krime si ky idjoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë