Lajmi është bërë i ditur nga forumi mysliman shqiptarë, të cilët e kanë publikuar në faqen e tyre online E-zani.com.
Nënkryetari Gazmend Aga, Drejtori i Marrëdhënieve me publikun Agron Hoxha, Drejtori i Arsimit Altin Shima dhe një nga katër nënkryetarët e rinj të zgjedhur para 5 muajsh, emri i të cilit nuk u bë kurrë publik, u tërhoqën njëherësh nga detyrat që mbanin në Komunitetit Mysliman.
Duket se kjo nuk ka qenë një tërheqje e paqtë por e detyruar nga rrethanat e reja të krijuara, dhe kjo duket edhe nga statuset në “Facebook” që kanë hedhur ish-drejtuesit e lartë të Komunitetit Mysliman.
“Është e rëndësishme që të ikësh para se të shtypesh mes katër mureve, pa marrë asgjë me vete, i shpronësuar nga gjithçka materiale. Duart në xhepa, fishkëllima në buzë, sytë që shkëlqejnë nga dashuria që pret pas ikjes... Ikja është e rëndësishme, e detyrueshme, një nevojë të cilën nganjëherë nuk e vëmë re. Kur ekziston ikja, padyshim që ka edhe një vend se ku të ikësh.” - shkruan Agron Hoxha, cili ka mbajtur postin e drejtorit të marrëdhënieve me publikun në KMSH.


“Miq, prej sot nuk jam me punonjes i KMSH-së. Ishte nder dhe kenaqesi te perpiqesha per ti sherbyer fese per 3 vite e gjysem ne KMSH. Jam njohur me shume kolege, myfti, imame e besimtare te shumte te cilet perpiqen realisht per te bere dicka per fene e njerezimin e lutjet e mia gjithmone do te jene per ta. Allahu i ndihmofte e i ndriste rrugen e sherbimit dhe davetit, - shkruan ish-nënkryetari Gazmend Aga, i zëvendësuar nga Ali Zaimi, që mbante postin e kancelarit në KMSH.

Vetëm pak muaj më parë në krye të Komunitetit Mysliman erdhi Skwnder Bruçaj i cili zëvendësoi Selim Muçën, pasi i mbaroi mandati.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
