Komuniteti rom dhe egjiptian në protestë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Gjirokastër: Po na cenohen të drejtat tona (VIDEO)

Komuniteti rom dhe egjiptian kanë organizuar një protestë para mbledhjes së Këshillit bashkiak në Gjirokastër, ku pretendojnë se ky këshilli dhe bashkia nuk është në favor të mbrojtjes së tyre.

'Pakica Egjiptiane në Gjirokastër po diskriminohet', kështu është shprehur kreu i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH), parti e cila mbështet komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë, Gramoz Braho, i cili ishte i pranishëm në këtë protestë.

"Të drejtat nuk po zbatohen. Problemi është siguria dhe mbrojtja e fëmijëve. Por kjo na është kthyer në këtë një muaj, nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Largësia e shkollës, dhe nuk kemi rrugë për këmbësoret, janë fëmijë dhe nuk shoqërohen dot nga fëmijët." është shprehur Gramoz Braho.

Ai ka theksuar se kjo protestë do të vazhdojë për disa kohë, deri në garantimin e respektimit të të drejtave të minoritetit rom dhe egjiptian.

"Duam të shmangim fatkeqësitë. Protestat do të vazhdojnë deri sa të merret një zgjidhje. Problematikat janë me një emërues të përbashkët dhe protestat do të jenë të vazhdueshëm" ka thënë më pas Braho.

Po kështu edhe Ai Rushiti e pranishme në këtë protestë si përfaqësuese e shoqatës së grave, është shprehur se bashkia nuk po ndihmon në punësimin e grave të këtij qyteti.

"Problematika është papunësia tek gratë. Nuk ka rëndësi arsimi, bashkia duhet të gjejë një mundësi për punësim. Këto gra duhet të mbajnë familjet e tyre. Kërkojmë që ky këshill të na vij në ndihmë se i kemi zgjedhur ne. U bëj thirrje grave të marrin pjesë në protestë, është një mënyrë që zëri jonë të dëgjohet. Të respektohen të drejtat e minoritetit. Përballen me diskriminimin në institucione." ka thënë ajo.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy