Komuniteti rom në Durrës në protestë: S'kemi ç'të hamë...furra u jep bukë falas (VIDEO)
Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, por protesta nuk ka zgjatur shumë, kjo për shkak të zemërgjerësisë së një biznesi.
DURRËS- Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, por protesta nuk ka zgjatur shumë, kjo për shkak të zemërgjerësisë së një biznesi. Ata kërkonin ndihmën e shtetit, pasi sipas tyre mbyllja në shtëpi, po i kushton shumë aq sa nuk kanë as bukë të hanë. Mirëpo, një biznes u ka shpërndarë bukë falas. Të pakënaqur, por më pas ato janë shpërndarë në shtëpi.
"E shikon këtë bukë, kush do ta hajë këtë, kush? Jemi vetë i dhjeti në shtëpi", tha një banore.
"Jam vetë i teti, të hajnë kalamaj", tha një tjetër.
Ajo që vihet re është se askush prej tyre nuk ka masa mbrojtëse, qëndrojnë në grumbuj me njëri-tjetrin, të pashqetësuar se mund të infektohen me koronavirus nga dikush që nuk e di që është prekur. Edhe në Fier rreth 30 familje të komunitetit rom në Seman kanë dalë në protestë pasi kërkojnë ndihmë nga bashkia për ushqime. Edhe në këtë rast, nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse.
Nuk rrihet te te ushqeje tjetri, duhete të levizesh kembete e mendjen. Protestoni rrezoni shtetin, ndryshoni gjerat, punoni, krijoni vete pune, emigroni, bëni diçka, ndryshoni veten, gjerat etj etj
Përgjigju
Jurgen: 26/03/2020 11:33
Pse beni nga 10 femije kur nuk keni cfare te hani?
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
Po
31.8%
Jo
62.4%
Deri diku
5.8%
Vota total: 1320
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
Nuk rrihet te te ushqeje tjetri, duhete të levizesh kembete e mendjen. Protestoni rrezoni shtetin, ndryshoni gjerat, punoni, krijoni vete pune, emigroni, bëni diçka, ndryshoni veten, gjerat etj etj
PërgjigjuPse beni nga 10 femije kur nuk keni cfare te hani?
Përgjigju