Komuniteti shqiptar në Greqi: Pas 30 marsit emigrantëve nuk do t'u lejohet lëvizja për në atdhe pa leje qëndrimi

Komuniteti shqiptar në Greqi: Pas 30 marsit emigrantëve nuk do t'u lejohet lëvizja për në atdhe pa leje qëndrimi

Foto ilustruese

Komuniteti Shqiptar në Greqi, ka publikuar në rrjete sociale një vendim që sipas tyre, i ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimi. Ky vendim siç thuhet në postim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024.

"Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre. Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes", thuhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi lajmin, mirëpo dyshohet se mund vjen në vijim të ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të dënimit ndaj së Fredi Belerit. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore