Konçensioni, privatizohet
kontrolli i naftës, rritje çmimi

Konçensioni, privatizohet <br />kontrolli i naftës, rritje çmimi
TIRANE-  Çmimi i karburanteve në treg pritet të rritet sërish, pas hyrjes së shpejti në fuqi të një kontrate midis qeverisë shqiptare dhe një kompanie austriake që do të marrë përsipër shërbimin e kontrollit të cilësisë së lëndës djegëse, që deri tani kryhetj nga shteti. Ministria e Financave ka përgatitur një projekt të kësaj kontrate, që parashikon një kosto prej 15 milionë eurosh në vit.

Kompania austriake ka fituar tenderin për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të 24 gushtit të vitit të kaluar, që, sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Hidrokarbureve, praktikisht ka dhënë monopol për një kompani të vetme që të kontrollojë cilësinë e nënproduketve të naftës në treg, çka prek të gjithë përdoruesit e automjeteve. Deri tani, këtë funksion e kanë ushtruar institucione shtetërore.

Pritet që një masë e tillë të ndikojë në rritjen e çmimit të mallrave të konsumit që transportohen me automjete, si dhe në rritjen e çmimit të biletave të transportit urban dhe interurban. Emri i kompanisë është "Global Fluids International", një kompani austriake e listuar në bursën e Vjenës, pjesë e një grupi kanadez.
Sipas draftkontratës, kompania do të përfitojë 6.5 euro për çdo ton karburant që qarkullon në Shqipëri. Kjo do të thotë se që nga momenti i hyrjes në fuqi të saj konsumatorët do të paguajnë rreth 15 milionë euro shtesë në vit përmes rritjes së çmimeve, për një shërbim që deri tani e ka kryer me kosto zero Inspektoriati Teknik.

Në shumicën e vendeve të Europës, markimi i karburanteve bëhet përmes kompanive private në treg të lire, jo monopol. Skema e ndjekur nga ministria e Financave zbatohet në vendet me korrupsion të lartë. Vetë kompania "Global Fluids" ka vetëm tri kontrata të ngjashme me këtë që do të lidhë në Shqipëri, në Ruanda, Uganda dhe Tanzani.

KONCENSIONET
Këtë vit, ndryshe nga ç'kishte deklaruar më parë, qeveria vendosi që të japë me koncension mirëmbajtjen e "rrugës së kombit", pavarësisht se ajo u ndërtua me paratë e buxhetit. Kjo do të sjellë vendosjen e nje takse të re prej 5 eurosh për makinëë në tunelin e Kalimashit, ndërkohë që tuneli i Elbasanit do të vendose menjëherë në një regjim të tillë. Kështu, të gjitha koncensionet shoqërohen me kosto shtesë për shqiptarët. Një gjë e tillë ndodhi edhe me kompanianë zvicerane "SGS", e cila për 10 vjet do të kryejë kontrollin teknik të mjeteve në vendin tonë. Në shtator 2009, ministri Olldashi tha se tarifat e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të ndryshojnë, por ato kaluan nga 1.200, në 1.800 lekë për veturat, me rritje 50 për qind.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?