Koncensioni për Rruëgn e Kombit tashmë duket se është një proces drejt mbylljes, ndërkohë që janë përcaktuar edhe dy kompanitë të cilat do të jenë në garë për të fituar të drejtën e koncesionit.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se sot janë mbyllur edhe aplikimet dhe dy kompanitë në garë janë për mirëmbajtjen e saj.

Dy kompanitë janë: Turkja "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ticaret L.T.D" dhe "Salillari” ndërsa me vlerësimin e ofertave në muajin qershor pritet të mësohet edhe fituesi përfundimtar i koncesionit që parashikon edhe mbledhjen e pagesave që do të kryhen nga të gjithë ata drejtues automjetesh apo udhëtarë që do e përshkojnë këtë rrugë.

Tenderi i parë për koncesionin e Rrugës së Kombit dështoi për shkak të ofertave të larta të paraqitura në aplikime.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)