Koncert në Butrint me Inva Mulën
'Dita e Europës' i bën të gjithë bashkë

Koncert në Butrint me Inva Mulën<br />'Dita e Europës' i bën të gjithë bashkë
TIRANE- Aktivitet për “Ditën e Europës”, më 9 maj, do të shtrihen në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë. Saranda dhe posaçërisht skena antike e Butrintit do të mikpresë personalitete të larta të politikës, diplomacisë, artit dhe medias.

Kjo u bë e ditur dje në Sarandë, nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin, gjatë një takimi me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. Në këtë takim ambasadorja e BE ishte shoqëruar edhe nga drejtori i TOB-së, Ilir Kerni.  Diplomataja Vllahutin theksoi se ideja për të organizuar një koncert në Butrint erdhi nga dëshira për të bërë një festim ndryshe të Ditës së Europës këtë vit. “Zgjedhje më të mirë se Butrinti dhe Saranda, nuk do të kishte”, deklaroi Ambasadorja.

Kryebashkiaku Çipa e falënderoi për faktin që për këtë event u përzgjodh Saranda. Koncerti i datës 9 maj, Ditës së Europës, pritet të jetë i I përmasave të mëdha, ndërsa pritet të jetë e pranihsme me performancën e saj edhe artistja e madhe shqiptare, Inva Mula, e cila për të dytën herë do të perfomojë në skenën antike të Butrintit. Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për ambasadoren Vllahutin, Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, i dhuroi asaj monedhën antike të Sarandës të derdhur në bronx.

Zonja Vllahutin, u shpreh se në kuadër të Ditës së Europës, do të organizohen aktivitete edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Aktiviteti “Unë Jam Europian” do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Europian, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, në datat 6, 7 dhe 8 maj 2015, në orën 11.30 përkatësisht në Berat, Kukës dhe në orën 11.30 në Tiranë.

Më kuadër të Ditës së Europës dhe në të do të prezantohen edhe produkte artizanale shqiptare, si dhe do të shpërndahen materiale promovuese, ku do të jepet informacione mbi Bashkimin Europian, shtetet e tij anëtare, dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, nënvizon Ministrja Gjosha.
 
Pse 9 Maji është dita e Europës
 
9 Maj është quajtur Dita e Europës, sepse guri i themelit për krijimin e Bashkimit Europian u vendos nga Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, Në deklaratën e tij të 9 majit të vitit 1950 ai parashtroi idenë e përpunuar më parë Jean Monnet dhe federalisti italian, Altero Spibeli, për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur.

Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Që nga ajo kohë duke kaluar mes dilemave, ngjarjeve të mëdha historike dhe konflikteve që kanë pasur më njëri-tjetrin shtetet e Europës, nga viti në vit po shkohet drejt një Europe të Bashkuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni