Koncert në fund të stinës dhe kronikë rrogash

Koncert në fund të stinës dhe kronikë rrogash

Agron Gjekmarkaj

Të gjitha i kisha menduar por skenën që gjeta sot në korridorin e Kuvendit jo.

Ishte befasuese, e pazakonte, gjenuine dhe spontane. Tek shkallët e brendshme ç'të shihje, ishte krijua një kor që e dirigjonte Ed Shalsi me dy pirunj që i kishte marrë tek kafja.

Ata po kendonin këngen që rapsodet popullore nga Dukagjini i kushtuan Elises.

Në rreshtin e parë ishte Klotilda, Blerina, Mimi di Puccini, Debora dhe Edona të cilat me patos limonin vargjet e para "lulzoi fusha lulzoi mali o në Shkoder erdhi Spiropali" dhe në një rresht me siper ishin burrat zë trashë Nasipi, Fadili, Kollçaku, Xhemali, Fatmir Xhafa me vargjet " por si Shota e Daradanise me i dhene drejtim

Bashkise"! Braçe bente si orkester notat muzikore tring tring tring. Majko qe kishte vene dhe një qeleshe malsie në kokë i binte çiftelise sa telat nxirrnin xixa.

Ai i kerkonte Fatmirit të qeronte zërin edhe me. Hyra disi me rropame , Shalsi kafshoi buzet dhe leshoi një shshshtttt qortues. Mora vesh qe po pergatisnin një koncert me kënge nga fushata që t'ja kendonin Babos sapo të jepte myzhdene e rritjes se rrogave.

Ikonomi kishte sjelle nje tave me petulla që kundermonin arome duket për të motivuar kengetaret. Nën ze ju thoshte ju vetem na nderoni , kendoni bukur ,se ju ben halla petulla sa të doni. Aty frymezimi shtohej.

Të gjithë ishim në ankth për fatin e rrogës. Pa përjashtim i duan paratë qerratenjët. Naaaa ju skuqen sytë ju bëhen prush nga vrigëllima e metelikut, tingull i tij i deh. Delina Ibrahimi nuk ishte e përqendruar. Një ëndërr e tmerrshme ja kishte bërë gjumin qedër sikur Anila Denaj do kthehej prapë ti zinte vendin. Babo e thirri dy herë dhe asaj i ngjante sikur ai e quante Anila. Nuk qeshte si zakonisht.

Kolegët namuzqare donin ta mbanin mirë edhe me opinionin si gjinde qelibar por dhe lekat ti merrnin. Ah firauener firaunër.

Sytë ju ndrinin kur ndonjë si unë fliste hapur na jepni more të uruar rrogen që na takon , jeni të vonuar e të mangët zgjidheni qesen.

Një keqkuptim ndezi flaket e ferrit mes mësuesit të estetikës dhe nxënësit mes Dash Sulës dhe meje.

Si Akili me Hektorin krejt si vetë Titanët e bëmë mejhanen të shkundullohet zemërimi. E filloi me mallkim, ushëtiu haram kollaret e shamizat që të mesova ti përdoresh, mos i gëzofsh!! Mos hatri i zotit , mos e thuaj atë fjale ju gjegja, jetën merrma shamizën jo.

Arsyeja triumfoi mbi armët dhe puhiza zaptoi shpirtrat tanë lenduar pezmi.

Seanca filloi. Babo me një kostum blu të hapur erdhi dhe bënte muhabet shtruar me Belen e cili buzeqeshte nën pushtetin e kënaqesisë ndersa të tjeret i vadiste toku me ndonjë llaf të cilit i gezoheshin si ujit të paket. Niko priste me kafen në dorë pa ç'pa e piu vetë.

Foli Babo e u betua do e bëj këtë vend Xhehnet more lanetër që ma plasët shpirtin, do rris rrogat , do u jap edhe ju ca grosh mgjs nuk i meritoni. Ulem kokën ne që të mos e zemeronim e psheretimë bereqavers ! Tao , Etilda dhe Toni shikonin ketej si për të na thëne e shihni "Babo e zgjidhi qesen, Babo është i mirë dhe i dlirë, Babo na ka xhan ai na bën derman". Kur fap Babo tha po të jetë për mua bëj amendament dhe pas një viti ti merrni!

Pamë andej unë, Jorida, Gazi, Dhurata , Saimiri nga të majtet Babo në sy kishim fjalet qenka shpirtkazëm, na bëri gjakun ujë i paudhi, duam lekët tona duam lekët tona thirrëm dhe lotët gati kishim në cep të bebzave.

Babo iku. Pllakosi heshtja e mërzia. Ishte mbyllur në një zyrë. Dërgatat shkonin e vinin. Ai e kishte pyetur Niko Nikoqirin çdo bësh me lekat që do marresh shtese?

Ai paskësh thënë do blej cd me kënget e Tezes dhe Termetit kënduar lëndinave e kushtuar ju që ti shpërndaj. Nuk e kishte bindur shumë.

Po këtë pyetje Çyrbes ? " Ai "Babo mos na jep lek hiç, çi duam leket, ti shyqyr që nuk na merr e të shohim gratis, por meqenese ke bere kabull do gjej nuse se kush me merrte me rroge aq të vogel" ! Babo krojti mjekrrën e mendoi ky e meriton. Kurioziteti e kishte shtyrë për të ditur çfarë mendon Damua.? Ai e kishte habitur me xhevapin e tij. Do ja çoj Ditmir Bushatit shtesen se nuk e fut doren ne xhep kurrë e ti jap një shans me u bë kavalier, kesisoj ha më shumë e flet më pak kundër teje.

Ulsiu ishte më i qartë ! Edhe pse jam si zog dreqit do blej rroba sportive e çorape të kuq që të ngjaj!! Mirë mirë i tha ai po eleganca nuk është çeshtje mbulesash. E di mor burre tha Ulsushi po avash avash. Çuçi ishte më origjinal dhe e la pa fjale kur ai e pyeti he mo do kurosh mjekrren " jo mër shef i tha do ble do shama se i kam dobësi qysh i vogel se po behem kaps me byreke".

Trokiti Debora " hë moj bijë ça do blesh me leket e shteses? Babo Babo une nuk dua para , dua të me kesh xhan dhe të më lësh ministre sa më gjatë se më pelqen të rri aty sipër dhe ta shoh Botën nga lart. Ik Ik or dreq i tha ai.

Nejse pas shumë lutjesh e qarjesh e vuri dorën në zemer.

Salianji me preokupoi shumë. Ishte meditav fjalë pak e nostalgjik. Dhe për habi fliste vetem mirë, burrë i mirë ky, grua e mirë ajo ! E pyeta ne ka temperature por jo nuk kishte. Allah allah thashe po rrezikon të behesh shpirt njeriu mor evlat.

Jorida dukej si ulliri i paqes për nga ngjyrat dhe pas dy vitesh ndejem në kafe pa e pirë atë. Gaz Bardhi qe është edhe Papë edhe Perandor me foli si dikur motit me njerzillek e qashtersi , sikur u pendova që jam treguar kurrnac me të se jam i ndjeshem e thyhem shpejt. Kosta i Gramozit dhe Lindites kishte mbetur si jetim, as i hahej as i pihej ndonese në gëzonim për mexhitet. Ai si kali i Skenderbeut për të zonte perlotej për mungesen e Lindites. Ç'ke i thoja!? Ja këtu ke Babon ! Unë jam i krishterë tha , kam trininë e shënjte Babo Gramo dhe Lindita. Nuk është njëri bie në zali.

Fatmir Mediu prapë me ndenji rënde me ndeshkoi me dy shikime të vengerta dhe si Lider me la të pres e vetendeshkohem në ankth. Arben Pellumbi me pa si triumfator ! E kupton tha që besimi i patund nuk të le ne balte, ndaj nuk e njoha frikën kur ktheheshim me Balonë nga Italia. E sheh mor gojëprishur që Babo na qiti në Selamet.

Tigrushi ishte ngjallur së vdekurish. Kishte pyetur eshte ne qejf Babo? Është i thanë dhe erdhi. Me përgëzoi për fjalen në Kuvend dhe me hodhi një romuz që bëra sikur nuk e kuptova. Meria e Babos po e demitizon Tigrushin dhe po e bën njeri. Margeriti ishte aq mbi re sa nuk dukej. Mungesa e Gertes me shkaktoi mall ditën kur lekët binin mbi ne si shi !! Mund të na binte ndonjë hata nga gëzimi e ajo nuk ishte aty të na bënte gjilpëra me heqimet që ka nën hyqem. Dikush tha Etilda do bëhet prape ministre. Ajo iku si djalli nga temjani pat frikë ta degjonte. Dy gëzime në një ditë janë shumë. Në fund pasi miratuam ligjet kenduam "bjeri kavallit ti barku jëm si bilbili që kendon në gem"! Ishallah Tao nuk na kërkon perqindje për lobimin që bëri.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur