Koncert popullor në Korçë, djem e vajza të talentuar kërcejnë në ansamblin ‘Skënderbeu’! Minga: Rijetëzojmë traditën tonë

Një nga formacionet artistike, që përcjell vlerat e trashëgimisë kulturore, ansambli  “Skënderbeu” performoi në skenën e teatrit “Cajupi” në Korçë.

Djem e vajza të talentuara të këtij ansambli kanë përcjellë për artdashësit korçarë emocione të forta me këngë e valle të trevave të Shqipërisë së Mesme dhe Juglindjes.

Mjeshtri i madh Josif Minga tha se përmes këtij koncerti synojnë të rijetëzojnë materiale të tabanit të traditës shqiptare.

“Ne përpiqemi të ringjallim e të rijetëzojmë ato materiale, të cilat për arsye të ndryshme janë harruar. Duke emancipuar programin dhe duke sjellë ato të cilat brezi i ri nuk i ka dëgjuar, zgjodhëm për t’i sjellë si surprizë me një profil më të avancuar”- tha udhëheqësi artistik, Josfi Minga.

Me koreografi të artistit Bardhi Pojani, regji të Blerta Belliut dhe nën udhëheqjen artistike të Josif Mingës koncerti rrëmbeu duartrokitjet e publikut.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare