Një prej protestuesve tha sot gjatë tubimit para Kryeministrisë se koncerti i këngëtarit me famë botërore, Kanye West, që do të mbahet nesër në Tiranë, është një cirk i përgatitur nga Qeveria.

Ai shtoi më tej se vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama do i hapte rrugë plotësimit të kërkesave të protestuesve.

“Meqë pritet që nesër në anën tjetër të qytetit të ketë një cirk, u kujtojmë këtyre këngën më të bukur, ‘Rama jepe dorëheqjen’. Nuk ka këngë që e mbush zemrën e rinisë shqiptare më shumë se kjo thirrje. Këta menduan se duke na torturuar ne, duke na i vështirësuar jetën, do na e zhduknin identitetin dhe do na e vrisnin shpirtin. Por harruan se shpirtin e këtij populli e përfaqëson Gjenerata Z. E përfaqëson rinia shqiptare që është ngritur në këmbë për ta bërë shqipërinë një vend me prosperitet. Dorëheqja e Ramës i hap rrugë gjithë kërkesave tona”, tha një protestues.


Lajmi kryesor:

Zbrazet protesta, pas gafës e sulmeve ndaj bizneseve, thirrje edhe për të bojkotuar koncertin e Kanye West