Prej 41 ditësh, qytetarët dalin në protestë duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale dhe të gjithë atyre figurave politike që kanë dominuar vendin për 36 vite.

Me të njëjtin itinerar, nga sheshi ‘Skënderbej’, ata marshojnë drejt kryeministrisë ku qytetarë të ndryshim mbajnë dhe fjalime.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Qytetari nga protesta: Po bëhen 2 revolucione, ju këtu me pushkë, diaspora pas jush me penë

Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit, ndodhen përkrah protestuesve. Ai tha se njëkohësisht po zhvillohen dy revolucione, një me pushkë e një me penë. Të fundit janë shqiptarët e diasporës që mbështesin tubimin nga larg.

“Aq veta sa jeni këtu, as grupe në diasporë ka që punojnë përkrah jush me letra me ankimime, me kallëzime. Është mesazh mbështetës. Gjithmonë ka pasur 2 revolucione njëkohësisht, një me pushkë e një me penë. Ju jeni këtu me pushkë, diaspora është pas jush me penë. I bëj thirrje të gjithë akademikëve të ndajnë mendimet e tyre dhe t’i bashkohen këtij revolucioni”, tha protestuesi.

Ora 20:26
Protestuesi nga diaspora: Populli po i heq në kurriz të gjitha, po paguajmë haraçet e politikanëve tanë! S’keni as moral e as dinjitet

Një protestues i ardhur nga diaspora, tha se populli shqiptar po paguan të gjitha veprimet e opozitës dhe qeverisë.

“Populli i heq mbi kurriz të gjitha. Si mbetet gjë tjetër veçse të qëndrojë në mes e të paguajë haraçet e politikanëve tanë. Njësoj vuan dhe kur quhet diktaturë e kur quhet demokraci. që të arrijnë synimin e tyre, ata kërkojnë të fitojnë pushtetin dhe bëjnë çdo gjë. Populli nuk harron. Do të vijë dita juaj. Një sahat e më parë koha do t’ju nxjerrë të shpërlarë në pazar. S’mundët të kishit as dinjitet e as moral për popullin shqiptar”, tha protestuesi.