Ka përfunduar shitja e të gjitha biletave për Koncertin e Vjenës që do të mbahet më 2 Janar 2017 në Tiranë, me violinistin me famë botërore Shkëlzen Doli. Një varg i gjatë që në orët e para të mëngjesit për të siguruar një biletë është vënë re sot para Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Këto foto të marra në atë çast tregojnë se njerëzit kanë nisur ta duan artin, pavarësisht një çmimi që afron një të katërtën e rrogës mesatare mujore të shqiptarëve.
Pas përfundimit të biletave të interesuarit janë larguar me një keqardhje të madhe nga pika e shitjes. Kjo zonjë ende nuk e beson se ka humbur shansin për të dëgjuar violinistin Shkëlzen Doli
Radha e gjatë i ka bërë përshtypje edhe kryeministrit Edi Rama. Në profilin e tij në rrjetin social në Facebook, ai ka publikuar këtë imazh nga jashtë Pallatit të Kongreseve”.
“Radha për bileta për Koncertin e Vjenës në Tiranë, më 2 janar, një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane”, shkruan Rama.
Interesi i publikut për violinistin Shkëlzen Doli vjen pas shkëlqimit të tij në koncertin tradicional të Vjenës. Një nga arritjet që e bëri Dolin shumë të admiruara nga publiku ndërkombëtar është fakti se ky violinist i shquar ka mahnitur publikun më 1 janar 2015 me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filarmonisë së Vjenës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO