Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim

Koncerti në Tiranë, Rita Ora: E ngazëllyer, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora

Tirana do të presë më 3 qershor këngëtaren e njohur në të gjithë botën me origjinë shqiptare Rita Ora. Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora shkruan se ndihet e ngazëllyer që do të vjë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.

E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora

Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik. Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, ndërsa garanton se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.

( Faqja e Facebook-ut të këngëtares shqiptare, Rita Ora )

Kush është Rita Ora

E lindur si Rita Sahatçiu më 26 nëntor 1990, në Kosovë, Rita Ora dhe familja e saj kanë emigruar në Londër në vitin 1991, për t'iu shmangur persekutimit politik të shqiptarëve gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë. Ora është rritur në Kensington dhe nisi rrugën e saj artistike në “Sylvia Young Theatre School”. Në fillim nis të këndojë në kafenenë e të atit në "Kilburn" këngët e Tinchy Stryder dhe Craig David. Pasi nuk kishte pranuar që të merrte pjesë te "Britain's Eurovision Song Contest 2009", menaxherja e Ora-s Sarah Stennett, e vuri atë në kontakt me kompaninë "Roc Nation", pronë e Jay-Z-së. Ora ka nënshkruar një kontratë në vitin 2008 dhe nuk kaloi shumë e u shfaq te videoja e Jay-Zsë, me titull "Young Forever". Para se ta lansonte albumin e parë, Ora kishte bërë disa video në "YouTube" ku kishte performuar këngët si "OutKast's Hey Ya", etj. Videot e tilla gjetën vëmendjen e DJ Fresh, që kërkonte një vokaliste femër për këngën e tij "Hot Right Now". Rita nisi të bëhej shumë e suksesshme dhe ka debutuar te "No.1" në "UK Singles Chart". Pasi ka lansuar këngët si "R.I.P" dhe "Hoë Ëe Do" më 2012, këngëtarja deklaroi se albumi i saj do ta ketë emrin "Ora". Albumi u lansua më 27 gusht 2012 dhe ka debutuar te "No.1" në "UK Albums Chart". Rita më pas vazhdoi në televizion dhe film dhe në vitet 2013 dhe 2014, ajo ishte bashkë-nikoqire te "BBC Radio 1's Teen Awards" me Nick Grimshaë, dhe i shfaq si trajnere te "BBC One's The Voice UK". Këngëtarja e hitit "R.I.P." ka aktruar motrën e Christian Grey, me emrin Mia, në filmin "Fifty Shades of Grey". Në vitin 2015, Ora ka paditur "Roc Nation", duke thënë se kontrata që e kishte nënshkruar më 2008, kur ishte 18 vjeçe, ishte e pazbatueshme. Çështja u zgjidh në vitin 2016 dhe Ora ka nënshkruar kontratën me "Atlantic Records" në muajin shtator të po atij viti. Në muajin maj 2017 Rita ka lansuar këngën "Your Song", si bashkautore me Ed Sheeran, nga albumi i dytë i planifikuar. Në tetor të vitit 2017, ajo ka lansuar këngën “Anyëhere”, që u ngjit në vendin e dytë. Në fillim të vitit 2018, Rita Ora dhe Liam Payne lansuan këngën “For You” dhe këngën nga "Fifty Shades".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yyyyyyyyt me gjith këtë: 08/05/2018 21:25

    Kush është kjo mor?

    Përgjigju
    • xxxxxxxxxxxxxxxxx: 11/05/2018 10:46

      Lexo me siper

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës