Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos

Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos

Olen Cesari, Inva Mula dhe Genc Tukiçi

Nata e katërt e “Porto Palermo Festival” u përmbyll mbrëmjen e së dielës në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës me një performancë artistike nga sopranoja lirike Inva Mula, pianisti dhe kompozitori i mirënjohur Genc Tukiçi dhe violinisti virtuoz Olen Cesari.

Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Cesari ishin artistët që sollën koncertin e titulluar “The paths of love” (Shtigjet e dashurisë), në kuadër të Porto Palermo Festival.

Më herët pjesë e këtij edicioni të katërt të Porto Palermo Festival, u bënë artistët Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, pop-artisti i mirënjohur Mattheë Marston, i cili performoi nën shoqërinë e bass-istit shqiptar Ron Gjura, bateristit italian Stefano Corrias.

Të gjithë artistët janë shoqëruar edhe prej ideatorit të këtij festivali, violinistit Olen Cesari, ndërsa shumë prej artistëve, rikthehen për të disatën herë në 'Porto Palermo Festival'.

Olen Cesari bëri bashkë studentë dhe pedagogë, organiziata, grupe vullnetare, biznese por edhe pushuesit e plazhit të Porto Palermos që iu përgjigjën mesazhit “Preseving Our Sea 2” me shumë përkushtim, për të na kujtuar se plazhet, objektet e trashëgimisë historike e kulturore duhet t’i mbrojmë me përgjegjësi qytetare.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë