Koncesionet e Gjiknurit, njolla e
zezë e abuzimit, zënë 84 % të dëmit  

Koncesionet e Gjiknurit, njolla e<br />zezë e abuzimit, zënë 84 % të dëmit  
KLSH konstaton se për vitin 2015, pjesa dërrmuese e dëmit në financat publike vjen kryesisht nga menaxhimi i pasurive shtetërore dhe koncesioneve, nga ku 84 % janë në sektorin e energjetikës dhe hidrokarbureve të cilat administrohen nga ministri Damian Gjiknuri. “Rezulton se është konstatuar rreth 84 % e dëmit total në sektorin e energjisë dhe hidrokarburet. Verifikimi i të njëjtit trend lidhur me dëmin në sektorin energjetik, tregon se ky sektor mbetet si sektor me risk dhe adreson domosdoshmërinë e një vëmendjeje më të madhe mbi këto sektorë nevralgjik të ekonomisë.

Për vitin 2014, dëmi në këtë sektor ishte në nivelin 79 % të totalit të dëmit të shkaktuar, ndërsa në vitin 2013, po në këtë sektor dëmi ishte rreth 92 % të totalit të dëmit të konstatuar.”-thuhet në raportin e KLSH-së. “Në fushën e prokurimeve vlera e përgjithshme e dëmit është 19 milionë euro, në fushën e shitjes apo dhënies me qera të pasurisë shtetërore është në shumën e përgjithshme 733.4 milionë euro”-thotë raporti. Në vijim të analizës së raportit, KLSH thotë se përbërja strukturore e dëmit ekonomik sipas fushave të konstatuara për vitin 2015, rezulton se në sektorin e tatim taksave, vlera e dëmit është 92 milionë euro.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj