Koncesioni i parkingjeve, Berisha
e ‘këshilloi’ Bashën që të tërhiqet

Koncesioni i parkingjeve, Berisha<br />e ‘këshilloi’ Bashën që të tërhiqet
TIRANE - Berisha i ka dhënë fund dilemës që zgjati ditë me rradhë nëse Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet te aprovonte projektin për dhënien me koncesion të parkingjeve në Tiranë. Sipas burime te Shqiptarja.com afër selisë së Partisë Demokratike bëjnë të ditur se Basha është takuar një ditë para se të deklaronte se ‘dëgjoi zërin e qytetarëve ‘ me liderin historik i të djathtës.
 
Ishte koha kur socialistët duket se kishin lënë qartë të kuptohet se hezitonin për të kaluar projektin që ngjalli kaq shumë polemika. “Duhet të tërheqësh projektin”, mësohet ta ketë "këshilluar" Berisha Bashën.

Një ditë më pas Basha u shpreh publikisht se projektin që kishte paraqitur tashmë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do tërhiqte për një periudhë 5 vjeçare. Projekti parashikonte dhënien me koncesion një kompanie private për një periudhë 35 vjeçare të parkimeve ndanë rrugëve të kryeqytetit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve