Vendimi që pritet të marrë Qeveria Shqiptare për të dhënë me konçension Rrugën e Kombit, nuk është pritur aspak mirë nga banoret e Mirditës, zonë e cila përshkohet nga 80 km e këtij aksi rrugor.
Banorët e fshatrave në Mirditë janë të gjithë njëzëri, duke deklaruar se e kanë të pamundur që të paguajnë taksa sa herë që të kalojnë në këtë segment rrugor, ndërsa ngrenë edhe shqetësimin e mos rikonstruksionit si rrugë dytësore.
Në të njëjtën linjë me banoret janë edhe drejtues vendor dhe intelektualët e zonës, të cilët thonë se shteti duhet të ndërhyjë menjëherë që të verë dorë në rrugët dytësore, pasi këto fshatra janë të izoluar plotësisht.
Janë me dhjetëra fshatra në Mirditë që kanë dalë nga izolimi pas ndërtimit të kësaj rruge, por mungesa e infrastrukturës në rrugët dytësore të këtyre fshatrave ka bërë që vete banoret të hapin hyrje dale të paligjshme përgjatë autostradës për të bërë më të lehtë lëvizjen.
Por kjo mënyrë veprimi ka dëmtuar shumë rruge, duke bërë që nga një autostradë me standarde të larta të mos ketë asnjë ndryshim me rrugët e tjera të vendit tonë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO