Biznesmeni, Ilir Rrapaj , i arrestuar për çështjen e sterilizimit ka ankimuar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirimin në gjykatën e Apelit. Nepërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ardjan Kalia, pronari i shumicës së aksioneve të "Sani Service", ka kërkuar masë më të butë sigurie.
Biznesmeni Ilir Rrapaj, i arrestuar më 16 gusht 2023, akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, me koncesionin e sterilizimit.
Sipas SPAK, ai i ka kryer këto vepra penale fillimisht në studimin e fizibilititeteti për koston e shërbimit si dhe kur ka fshehur njohjen dhe konfliktin e interesit që ka patur me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kur ka aplikuar për koncesionin e sterilizimit.
Për abuzimet me kete koncesion i cili u denoncua tre vite më parë nga Nisma Thurje, në pranga ka rënë edhe ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, i cili po ashtu pritet të dorëzoje të njëjtën kërkesë pë lirimin e tij në një masë tjetër.
Gjatë verifikimit te masës së sigurisë ne gjykatën e posaçme avokatja mbrojtëse e Klodian Rjepajt afroi edhe garanci pasurore kundrjet lirimit të tij, po kjo kerkesë nuk u pranua.
Për koncesionin 10 vjeçar të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, me masë sigurie janë edhe 6 persona të tjerë të cilët akuzohen për shpërdorim detye dhe fallsifikim. Në lidhje me këtë koncesion, edhte duke u hetuar edhe ish ministri e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish ministrin e Financave Shkëlqim Cani.