Koncesioni, Ministria e Transporteve
përplaset me Partinë Demokratike

Koncesioni, Ministria e Transporteve<br />përplaset me Partinë Demokratike
Ministria e Transporteve pretendon se tarifa për përdorimin e Rrugës së Kombit është nën mesataren e rajonit. “Kështu tarifa e aplikuar në Greqi varion nga 4.8 deri në 4.97 euro cent për /km, në Kroaci 4.94 euro cent për kilometër, në Maqedoni nga 3.33 deri në 4.47 euro cent për kilometër.

Ndërkohë Shqipëria e ka 3,63 euro cent për kilometër. Dëshirojmë t’i rikujtojmë opozitës, se në kohën kur proçedura u zhvillua gjatë qeverisjes së kaluar, tarifa për përdorimin e rrugës nuk u përcaktua nga qeveria, por u parashikua të ishte pjesë e ofertës së konçesionarit, dhe pritshmëria e qeverisë se kohës ishte në vlerën 8.4 Euro me tvsh, ose 7 euro pa tvsh ose 6.14 euro cent për km ose 69% më e lartë se tarifa që kundërshtohet sot nga opozita”, ka deklaruar Ministria e Transporteve. Ndërkaq, Partia Demokratike e ka konsideruar një skandal dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit.

Sipas saj, qeveria po u vendos njw taksë korruptive shqiptarëve. “Edi Rama ka vendosur një taksë të re e të rëndë mbi shqiptarët, duke u marrë 10 euro për çdo udhëtim në Rrugën e Kombit. 10 euro, para që do të merren nga xhepat e lodhur e të varfër të qytetarëve të vendit. 5 euro në vajtje e 5 euro në kthim. Ky skandal thellohet edhe më shumë, kur del në pah se qeveria ka vendosur këtë nivel takse, 33 për qind më të lartë se niveli maksimal që kanë sugjeruar ekspertët. Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km.

Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën”, pretendon PD. Opozita thotë se koncesioni është një aferë e pastër me miliona euro çdo vit. “Një aferë e pastër me miliona euro çdo vit, një barrë e re e vendosur në kurrizin e shqiptarëve, sipas skemës së qeverisë për 30 vite me radhë, në emër të mirëmbajtjes së rrugës, kjo, shtuar subvencionit prej 5,6 milionë euro çdo vit që do të japë shteti”, thotë PD. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv