Çdo veturë që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë tarifën 5 euro. Ministria e Transporteve ka konfirmuar tarifën.
Në një dalja para mediave, zëdhënësi i kësaj Ministrie Arbër Hitaj tha se tarifa zyrtare 4.16 euro pa TVSh pra 3.63 euro cent për kilometër.
Në reagim të akuzave të opozitës për rritjen e tarifës në raport me një studim të bërë nga një kompani konsulente, Ministria tha se kjo rritje ishte vetëm 3.7% më shumë se propozimi.
"Tarifa për përdormin e rrugës do të jetë 4.16 € pa tvsh pra 3.36 € cent për km. tarifa e përcaktuar për rrugën milot morinë është vetëm 3. 7 % më e lartë sesa sygjerimi i konsulentit “Egnatia ODOS” e përsëris 3.7 %. Ndërkohë tarifa për përdorimin e rrugës është nën mesataren e rajonit", shprehet Hitaj.
Vetëm pak ditë më parë Ministria e Transporteve përzgjodhi kompaninë turke ‘Vendeka Bilgi” si fituesen e tenderit për koncesionin e rrugës së Kombit.
Ky lajm është pritur me protesta nga bizneset në Kukës. Shoqata "Biznesi për Biznesin" ka thënë se vendosja e një tarife kaq të lartë do penalziojë rëndë ekonominë e këtij qyteti.
"Meqë rrugën në fjalë e përdorin rreth 400 mjete të këtij rajoni në vijim llogaritet se do të ketë një humbje prej 120 mijë € në muaj për rajonin ose ndryshe 1.4 milion € në vit. Veç kësaj duke marrë parasysh ekonominë e varfër të këtij rajoni në nënvizojmë qëndrimin tonë kundër kësaj takse", u shpreh Sokol kolgjini ,Shoqata "Biznesi për Biznesin".
Ministria e Transporteve bëjnë me dije se nga shtatori i këtij viti do të negociohet me kompaninë koncesionare përcaktimi i zonave që do paguajnë tarifa të reduktuara apo tarifa zero për kalimin e saj, në bazë të vendndodhjes me këtë segment të rrugës.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO