Vendimi për të anuluar koncesionin për Rrugën e Kombit që i ishte dhënë firmës turke dhe që më pas iu dha dy firmave shqiptare ‘Salillari’ dhe ‘Kastrati’ ka përfunduar në gjykatë.
Turqit e “Vendeka Bilgi”, që u shpallën fillimisht fitues, por që panë më pas të revokohej vendimi në fjalë, i dhënë nga ministria e Transportit, prej Komisionit të Prokurimeve, kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë një padi, me anë të së cilës kërkojnë “anulimin e anulimit”.
Sipas avokatëve të firmës turke, ndërkohë që çështja do të gjykohej në themel, Gjykata duhet të bëjë sa më shpejt pezullimin e vendimit të Komisionit, për të shmangur probleme financiare, që do t’i shkaktoheshin, si kompanisë, ashtu edhe shtetit shqiptar, që mund të paguante dëmshpërblim për vendimin e marrë në kundërshtim me ligjet, sipas përfaqësuesve të këtij subjekti.
Por, në rast se kjo kërkesë nuk merret parasysh, apo zvarritet vendimi gjyqësor lidhur me këtë, ndërkohë që ministria lidh kontratën me konsorciumin shqiptar Salillari dhe Kastrati, atëherë demet buxhet do të ishin të pallogaritshme.
Përfaqësuesit ligjorë të turqve argumentojnë se të gjitha rrethanat janë ne favor të konsorciumit turk.
Ky i fundit u shpall fitues nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë dikasterit, kur në të drejtonte Edmond Haxhinasto dhe, sipas akt-padisë, edhe institucioni ndërkombëtar i konsulencës IFC ishte shprehur në favor të këtij vendimi.
Tenderi i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, ku përfshihej edhe përfundimi i saj me katër korsi në të gjithë gjatësinë, si dhe kompletimi me urat e parashikuara në projektin fillestar, ka dështuar disa herë, por këtë vit ai u duk se gjeti rrugën e përfundimit.
Veçse ankesa e kompanisë së shpallur e dyta, që është një bashkim i dy kompanive “Kastrati” e “Salillari”, solli edhe procedurën e papritur të revokimit, të pasuar nga shpallja si fitues në tender të grupit të ndërmarrjeve shqiptare.
Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila e inicoi e para kur ishte në pushtet, duke vënë në dukje faktin se shqiptarëve dhe kosovarëve të shumtë që do të kalojnë në këtë segment do t’u duhet të paguajnë 5 euro, që nuk paguheshin më parë, me pasoja për turizmin dhe biznesin në përgjithësi në këto rajone.
Por qeveria ka argumentuar vazhdimisht se ka hequr dorë nga ideja e subvencionimit të veprave të tilla, në favor të koncesionimit në formën e partneritetit publik-privat, ku fondet nuk jepen nga buxheti por kryesisht nga subjektet.
Në këtë mënyrë, para projektit del sërish pengesa tjetër, e procesit gjyqësor.
d.b/shqiparja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO