Policia e Korçës ka vënë në pranga një doganier si dhe një agjent doganor e një drejtues subjekti privat, të cilët janë të përfshirë në një rast të kondrabandës së druve të zjarrit.

Siç bën të ditur policia e Korçës, arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar ‘Pyjet” në kuadër të luftës, kundër  trafikimit të paligjshëm të lëndëve drusore, ku është bërë ndalimi i Indrit Cenaj, 36 vjeç me detyrë doganier kontrolli fizik, pranë Degës Doganore Elbasan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”Namik Idrizi, 56 vjeç, me detyrë agjent-doganier, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave” dhe Agim Pisha, 46 vjeç, me detyrë administrator i njw subjekti për veprat  penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumentave”)  të tre,  banuesa në Elbasan.
 
Ndalimi i këtyre  shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar  nga  ana e  Punonjësve  të Policisë,   në Pogradec  në vendin e quajtur “Enkelana” janë gjetur dy  mjete  tip  kamion  trajler, të cilët  ishin të  ngarkuar me 60 m 3, lëndë drusore,  rezultoi se agjenti doganor, shtetasi  Namik Idrizi dhe shtetasi Agim Pisha, kanë dokumentuar të dhëna të rreme, në deklaratën  e eksportit  të këtyre dy mjeteve.
 
Kamionët ishin me targa: AA126 IS  koka  dhe EL 2511C trajleri, me drejtues shtetasin  G. H dhe AA453 DJ  koka  dhe ACR944  trajleri, me drejtues shtetasin R. M,  po e  transportonin, këtë sasi,  në drejtim të shtetit Grek. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)