Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) organizoi për herë të parë një Konferencë Ndërkombëtare, mbi kuadrin financiar dhe ligjor në industrinë nxjerrëse në Shqipëri, si dhe praktikave më të mira ndërkombëtare. Kjo konferencë mblodhi në një tryezë të rrumbullakët Zëvendësministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Enis Aliko, Zëvendësministrin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë z. Ervin Mete, Drejtorin e Sekretariatit shqiptar EITI z. Ardit Kamberi, përfaqësues titullarë të Bankës Botërore, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Tiranë, partnerë ndërkombëtarë, grupet e interesit nga biznesi, organet shtetërore dhe shoqëria civile, të cilët diskutuan mbi transparencën dhe mundësitë që ofrohen nga pjesëmarrja në Nismën EITI.
Gjatë fjalës së hapjes në këtë takim, Drejtori i Sekretariatit shqiptar EITI, z. Ardit Kamberi falënderoi të pranishmit në konferencë dhe diskutoi mbi sektorin e industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Kamberi radhiti një sërë shqetësimesh mbi të cilat do të duhet vëmendje në të ardhmen. Gjithashtu ai transmetoi një video mesazh nga drejtuesi i sekretariatit Ndërkombëtar të EITI, z. Jonas Moberg. Z. Moberg e hapi video-mesazhin me një shpjegim të qëllimeve të nismës EITI dhe më pas vuri theksin në tre probleme që ekzistojnë në Shqipëri të cilat mund të adresohen nga nisma EITI. a) Menaxhimi i TAP, b) Përmirësimi në komunikimin e reformave dhe forcimi i besimit midis qeverisë dhe kompanive, c) Transparenca duke filluar nga identifikimi i pronarëve real të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse, d) Kthimin e të ardhurave nga taksat në rajonet ku këto kompani operojnë.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, i cili foli mbi ecurinë e nismës EITI ndër vite duke u ndalur në vitin 2014, si një nga vitet që ka patur arritjet me të mëdha në objektivat e vëna. Ai sqaroi se burimet natyrore në Shqipëri janë të shumta po jo të pafundme dhe sugjeroi sigurimin e një legjislacioni të qëndrueshëm për zbatimin e EITI në Shqipëri.
Eksperti ndërkombëtar për çështjet financiare, Luca J. Uberti, nëpërmjet një prezantimi tregoi performancën ekonomike të industrive nxjerrëse gjatë periudhës së tranzicionit, duke u fokusuar në sektorin e minierave. Ai tha se minierat duhet të konsiderohen si një histori e suksesshme e zhvillimit industrial në Shqipërinë post-socialiste dhe shtjelloi disa alternativa të trajektores së rritjes, duke u fokusuar në faktorët ndërkombëtarë dhe vendas. Uberti në fjalën e tij preku çështje si korrupsioni, të drejtat pronësore, marrëdhëniet industriale dhe rregullimin e hyrjes. Ai e përfundoi fjalën duke sugjeruar disa politika strategjike për përmirësimin e qeverisjes së sektorit minerar në të ardhmen.
Përfaqësuesja e Dhomës Amerikane të Tregtisë, znj. Eneida Bezhani tha se mbështet nisma të tilla të cilat nxisin transparencën si dhe luftojnë korrupsionin dhe burokracitë. Ajo shprehu disa nga qëllimet kryesore të organizatës që ajo përfaqëson si uljen e burokracisë, bashkëpunimin e grupeve të interesit, rritjen e transparencës dhe standardeve.
Ndërsa përfaqësues të Albpetrol treguan mbi ristrukturimin që po i bëhet kësaj kompanie dhe rëndësisë që ajo ka si kompania e vetme shtetërore që operon në industrinë e hidrokarbureve. Përfaqësues të shoqërisë civile treguan mbi angazhimin e tyre për ngritjen e standardit EITI. Të gjithë të pranishmit dhanë sugjerimet e tyre dhe dakordësuan se duhet një rinovim i kuadrit ligjor për licencimin dhe kërkim-zbulimin.
Konferenca me temë “Avantazhet e të qenurit një vend anëtar EITI” dhe “Korniza e kuadrit ligjor dhe fiskal në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri dhe praktikat më të mira Ndërkombëtare”, u zhvillua në datat 20 – 21 Dhjetor në Tiranë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com