Konferenca e donatorëve, Rama
"Vizioni i Veliajt do mbështetje"

Konferenca e donatorëve, Rama<br />
112 projekte zhvillimore për kryeqytetin janë prezantuar sot në konferencësn “Tirana smart city” të organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe UNDP. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencë, tha se këto janë projekte që do të sjellin ndryshimin në Tiranë e se tashmë ka përfunduar koha kur prpjektet e bashkisë nuk gjenin mbështetje.

Ishte një kohë kur në zyrën e Bashkisë BB vinte vetëm për të marrë shënime për zhvillimin e vendit në tërëësi dhe pyetjes së kreut të saj për :Çfarë mund të bëjmë? Ishte përgjigjja keni ide të mira por s'përputhen me progranmin tonë. Ishte e njëjta situatë edhe me ndërkombëtarët e tjerë. Në fund thonin s'kemi lek. Sot është një ndryshim i rëndësishëm, janë të gjithë të gatshëm për të mbështetur këtë vizion transformues të kryebashkiakut dhe administratës së re për shumë punë dhe shumë kohë por ajo që ëshstë e rëndësishme është që ktu janë të gjithë smungon asnjë nga partnerët.

Ajo që sot mund të konsiderohet si bazë solide për të menduar për një zhvillim të rëndësishëm. Tirana është qytet i rrethuar dhe i presuar në kufinjt e vet nga zhvillimi i komunave përreth por eshtë një Bashki e madhe. Ky është dhe ndryshimi mes epokës që lëmë pas dhe asaj që }elim me këtë reformë. Nga një epokë që me presion nga poshtë impononte zgjedhjet në një epokë që po e transformon atë".
-tha Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi së Bashkimi Evropian duhet t’i ndalojë së ëndërruari shqiptarët për të, duke nënkuptuar përshpejtimin e rrugës së integrimit.

“BE ka për detyrë të na bëjë të ndalojmë së ëndërruari se ne ëndërrojmë aq shumë për BE sa bëhemi “bezdi” për miqtë tanë evropianë”, tha Rama.

Fjala e Kryeministrit Rama në “Smart City, Go Tirana”

Ora 10:00
Stefano Boeri: Projekti synon zhvillim pa prekur asetet e Tiranës

 Në fjalën e tij Stefano Boeri theksoi se projekti synon një zhvillim nga ana ekonomike, shoqërore dhe ekologjike të kryeqytetit por pa prekur asetet e Tiranës

"Çfarëlloj zhvillimi do të jetë i nevojshëm, shoqeris, ekonomisë dhe ekologjisë. Ajo që propozojmë ne ëhstë si të krijojmë kushte për një zhvillim të mirë ekonomik duke ruajtur Tiranën. Është një projekt pilot. E ardhmja duhet të ketë qëllim të rrisë menaxhimin .Vizioni për Tiranën pasqyron të gjitha aspektet urbane për të nxitur zhvillimin.Mënyra për ti krijuar ëhstë rritja e kapitalit njerëzor"-tha Boeri
  
Ora 10:15
Vlahutin: Lufta është si të rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve
Në fjalën e saj Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin lëshoi emsazhe të qarta referuar asaj çka ka nevojë më tepër Tirana.Duhet një zgjidhje inteligjente për një qytet inteligjent tha Vlahutin në fjalën e saj.

"Mendoj se më e rëndësishme vec të tjerave është cilësia e jetës së qytetarëve dhe si të përmisohet ajo, dhe se si të zgjejmë zgjidhje inteligjente.Si do jetë e mundur të vëmë gjithë këtë potencial në praktikë.

Unë jam qytetare e Tiranës tashmë, dhe shoh gjithcka dhe mërzitem shpesh nga plehrat në rrugë nga trafiku  etj. Kjo është vetëm pjesa e jahstëme.Këta janë qyetarët që kanë nevojë për shërbime më cilësore dhe informacion të vërtetë për qytëtin e tyre.Duhet vullneti dhe një punë shumë e madhe
"-tha Vlahution

Ora 10:00 Veliaj: Kemi 112 projekte për Tiranën
Në fjalën e tij të hapjes kryebashkiaku Veliaj po prezanton një sërë idesh dhe alternativash për rindërtimin e qytetit.Kryebashkiaku shtoi se Bashkia është e hapure për bashkëpunim dhe mikpritjen e investimeve,"Kemi 112 projekte konkrete për qytetin të cilat do ti vëmë në jetë pas një situate të vështirë ekonomike që gjetëm kur erdhëm në pushtet"-tha Veliaj

Redaksia online
(S,M/shqiptarja,com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)

Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)