Konferenca e kryetarëve, ikën
opozita, Rama takon Metën

Konferenca e kryetarëve, ikën<br />opozita, Rama takon Metën
TIRANË - Pak para mbledhjes së konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 45 minuta dhe mendohet se është diskutuar për votimin e ligjit për “Nëpunësin civil”.

Pas përfundimi të këtij takimi, ka nisur edhe mbledhja e krerëve të grupeve të Kuvendit. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët pavarësisht bojkotit që po i bëjnë Kuvendit, në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së në Kuvend, Edi Paloka ka dalë shpejt nga mbledhja, ndërsa tha që mazhoranca nuk kishte nevojë për dialog. “Sapo na tha në deklaratën e tij, ministri Celibashi se, nuk ka nevojë për dialog me opozitën”, tha Paloka pas daljes nga mbledhja.

Edhe kreu i grupit parlamentar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se është pjesë e opozitës. “Jemi pjesë e opozitës dhe do të mbajmë qëndim si opozita pasi ky akt duhet të kalonte me konsensus”, ka deklaruar Idrizi.

Ndërkaq në fund të mbledhjes, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi tha se, ligji për “Nëpunësi civil”, do të jetë nesër në rendin e ditës të punimeve në seancën parlamentare.

Celibashi ka hedhur poshtë edhe deklarimet e opozitës, duke thënë se, u kishte deklaruar se ligji i shumëpërfolur i “nëpunësit”, do ishte në rend dite.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor