TIRANË - Debate të forta kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. Mbledhja e sotme rrëzoi një kërkesë të ngritur nga deputetët opozitarë, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Dashamir Shehi dhe Merita Bakiu lidhur me një Komision të Posaçëm ‘Pakti i fëmijëve’., raporton gazetarja Esiona Konomi.
Kjo kishte të bënte me një strategji kombëtare për fëmijët në vendin tonë.
Pakti u firmos nga deputetët e 'djathtas 1912' Dashamir Shehi, Flutura Açkës, Enkelejd Alibeaj dhe Merita Bakiu të cilët thanë se kjo iniciativë pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Debatet vijuan për interpelancën e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Rama, megjithatë debati do të zhvendoset ditën e nesërme në seancën plenare.