Konferenca e medias, Sequi:
Media të jetë e hapur e pluraliste
Gazetaria shqiptare ka sjellë në vëmendje aktivitetin e saj në 100 vitet e krijimit të shtetit, duke prezantuar zhvillimin dhe problematikën që has sot ajo. Përfaqësues të medias në vendin tonë kanë zhvilluar një konferencë, e cila është organizuar në Shëngjin nga Unioni i Gazetareve. Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi evidentoi disa probleme që hasen tek liria e shtypit.
LEZHE - Gazetaria shqiptare ka sjellë në vëmendje aktivitetin e saj në 100 vitet e krijimit të shtetit, duke prezantuar zhvillimin dhe problematikën që has sot ajo. Përfaqësues të medias në vendin tonë kanë zhvilluar një konferencë, e cila është organizuar në Shëngjin nga Unioni i Gazetareve.
Të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi dhe zëvendësambasadori i
OSBE-së Dan Redford.
Përzgjedhja e Shëngjinit për një aktivitet mbarëkombëtar i referohet pikërisht figurave të dala nga Lezha dhe që kanë orientuar gazetarinë në hapat e arritur deri më tani.
Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi në fjalën e tij ka evidentuar disa probleme që hasen tek liria e shtypit, tek presionet ndaj media, deri tek shpifjet që mbetet një shqetësim i madh, gjë që mund t’i çojë gazetarët në penalizime me gjoba shumë të larta.
“Gazetaria lë shenja në historinë e një vendi dhe ngjarje të medha janë ngulitur në kujtesën tonë pikërisht prej jush. Thuhet që liria e shtypit garantohet nga ata që e kanë në pronësi shtypin, pra ajo që duhet të them është se ka një shqetësim gjithnjë e më të madh në pavarësinë e punës tuaj.
Presionet e ndryshme të kohës mund t’ju çojnë që të bëni keqraportime të realitetit, pasi ata që kanë pronësinë e medias ju bëjnë që të krijoni një realitet ndryshe. Në raport-progresin e vitit 2012 ne folën qartë se trysnia ekonomike e medias është shtuar gjithnjë e më tej duke çuar kështu në ndikime që kanë të bëjnë me kushte të brishta të punës në gazetari. Kemi thënë që nuk ka ende një ent vetërregullues dhe kapaciteti i sindikatave të gazetarëve mbetet i dobët. Shpifja mbetet ende një shqetësim dhe kjo gjë mund t’i cojë gazetarët në penalizim me gjoba shumë të larta”, u shpreh Sequi.
Sipas ambasadorit Sequi liria e shtypit është një hallkë tepër e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane dhe do të monitorojmë nga afër dhe në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në këtë fushë.
“Ne i konsiderojnë gazetarët si ndër më të rëndësishmit përsa u përket reformave që duhen bërë në këtë vend. Përsa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ne kemi folur qartë duke thënë se duhen marrë masa që liria e të shprehurit dhe liria e medias të jenë komponentë kyç. Ne jemi të vendosur që të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian duhet të lejojnë që mediat të jenë të hapura dhe pluraliste, pra të lejojnë kulturën e një gazetarie kritike dhe të pavarur", përfundoi ambasadori Sequi.
Në aktivitetin e organizuar me gazetarët në 100-vjetorin e Pavarsisë së vendit janë prezantuar edhe memorie të gazetarëve që kanë bërë histori në vendin tonë, ku vlerësohet roli i medias në fillimet e viteve ‘91 dhe hovi i saj zhvillues gjatë kësaj periudhe për të ardhur deri sot në një media tërësisht bashkëkohore.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15