Rama drejt Brukselit për negociatat! Kryeministri pjesëmarrës edhe në samitin me liderët e BE-së

Rama drejt Brukselit për negociatat! Kryeministri pjesëmarrës edhe në samitin me liderët e BE-së

Kryeministri Edi Rama dhe komisionerja Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të martën (17 Dhjetor).

Kjo konferencë lidhet me grupkapitullin e 6-të, që përfshin; politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes, thanë burime për REPORT TV dhe Shqiptarja.com.

BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

Grupkapitulli për politikën e jashtme do të finalizohet në një kohë të shkurtër, pasi vendi ynë ka treguar vullnet maksimal për të njehësuar vendimmarrjen me Brukselin, në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas agresionit në Ukrainë, si dhe qëndrimin për konfliktin në rripin e Gazës.

"Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate", thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht , ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues:

-Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

-Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

Në këtë ritëm të shpejtë në negociata, vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë, si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Të mërkurën, Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i KE, Antonio Costa, e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik

VIDEO/ Barcelona turpërohet në shtëpi, Leganes e mposht 0-1! Kreu në rrezik