TIRANE - Konferenca Gjyqësore Kombëtare e cila mblidhet në datat 13-14 dhjetor do të zgjedhë dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për këto vende vakante, kanë shpallur kandidaturat e tyre 7 gjyqtarë nga gjykatat e apeleve, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5 vjeçar pranë këtij institucioni.

Pretendentët janë Dhimitër Lara, Lefter Jahaj, Astrit Haxhialushi, Agron Papajani, Sokol Binaj, Zegjine Sollaku dhe Artan Broci. Kandidaturat janë shqyrtuar dhe kanë marrë miratimin nga Komisioni i Përkohshëm i Etikës dhe Verifikimit të Mandateve në Konferencën Gjyqësore.


Kandidatët për dy vendet vakante në KLD
Dhimiter Lara - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Lefter Jahaj - Gjykata e Apelit Tiranë
Astrit Haxhialushi - Gjykata e Apelit Tiraneë
Agron Papajani - Gjykata e Apelit Tiranë
Sokol Binaj - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Zegjine Sollaku - Gjykata e Apelit Tiranë
Artan Broci - Gjykata e Apelit Tiranë

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)