TIRANE – Rikthimi i Besimit tëk drejtësia, largimi i të korruptuarëve nga radhët e gjyqtarëve dhe marrja e përgjegjësive profesionale kanë qenë disa nga mesazhat e dhëna në ditën e parë të punimeve nga konferenca gjyqësore, ku i pranishëm ka qenë dhe Presidenti i Republikës në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Bujar Nishani.
Në fjalën e tij Presidenti i Republikës kërkoi që ky sistem të fitiojë besimin e qytetarëve dhe vetë gjykatësit të marin përsipër përgjegjësit e tyre, sepse mjafton një rast negativ dhe ai dominon në opinionin publik.
“Trajnimi mbetet një fushë pak e shkeluar nga ana e komitetit të gjyqtarëve tanë. Eksperienca është e rëndësishme, por sfidat me të cilat ndeshet shteti i së drejtës, nuk mundet që të lëmë mënjanë dhe të cilësojmë si shumë të rëndësishme cështjen e trajnimit. Këtë nuk mund ta përcaktojë as KLD as operatorë të tjerë të drejtësisë. Duhet të organizohet vetë trupa e gjyqtarëve për këto specializimi. Ne nuk i kemi të pakta resurset të cilat mund të ofrojnë specializme për gjyqtarët tanë. Si kërkesë të përsëritur do të nënvizoja, merrni përsipër përgjegjësitë shoqërore, sepse profesionale i keni, që ju takojnë, sepse jeni kontributor të pavëvendësueshëm në shoqëri”, tha Nishani.
BECAJ: JO KLIENTELIZIMIT
Shumë vendime të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë qenë antikushtetuese, ndaj duhet punë më e madhe. Kështu ka deklaruar kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, gjatë zhvillimit të Konferencës Gjyqësore për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), mes shtatë gjyqtarëve kandidatë.
“KLD duhet të jetë më strikt dhe jo klientelist në transferimin e gjyqtarëve apo ngritjen në karrier të tyre. Shumë vendime të KLD-së kanë qenë antikushtetuese, ndaj duhet punë më e madhe. Gjyqtarët mund të procedohen vetëm kur shkelin rëndë ligjin”, -u shpreh kryetarja e Gjykatës së Lartë.
Nga ana tjetër, Becaj i bëri thirrje partive politike që të votojnë sa më shpejt ligjin për Gjykatën e Lartë, pasi vonesa në miratimin e tij, sipas saj pengon zbatimin e ligjit për gjykatat administrative. “I bëj thirrje partive të miratojnë sa më shpejt ligjet për të mos penguar drejtësinë”, tha Becaj.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë përshëndeti gjithashtu edhe miratimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare duke e cilësuar atë një arritje.
“Një sistem që krijon zvarritje pa fund, nuk mund të quhet sistem me integritet. Megjithatë pavarësisht të metave, askush nuk mund të mohojë faktin se pushteti gjyqësor po përmirësohet çdo ditë”, tha Becaj.
Zhvillimi i këtij takimi është shoqëruar edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike.
KONFERENCA ZGJEDH DY ANETARE PER KLD, MES 7 KANDIDATURAVE
Mbledhja e kësaj konference, e cila do të ketë një takim të dytë edhe gjatë ditës së nesërme, do të zgjedhë ndërmjet kandidaturave të shtatë gjyqtarëve nga gjykatat e apeleve, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat pesë vjeçar pranë institucionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Pretendentët janë Dhimitër Lara, Lefter Jahaj, Astrit Haxhialushi, Agron Papajani, Sokol Binaj, Zegjine Sollaku dhe Artan Broci. Më herët kandidaturat janë shqyrtuar dhe kanë marrë miratimin nga Komisioni i Përkohshëm i Etikës dhe Verifikimit të Mandateve në Konferencën Gjyqësore.
KANDIDATET PER 2 VENDET VAKANTE NE KLD
Dhimitër Lara - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Lefter Jahaj - Gjykata e Apelit Tiranë
Astrit Haxhialushi - Gjykata e Apelit Tiraneë
Agron Papajani - Gjykata e Apelit Tiranë
Sokol Binaj - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Zegjine Sollaku - Gjykata e Apelit Tiranë
Artan Broci - Gjykata e Apelit Tiranë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com