Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet në Francë, teksa ka marrë pjesë edhe në konferencën kundër terrorizmit ”No money for terror” në Paris, e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në fjalën e mbajtur prej saj, Ministrja Gjonaj vuri theksin te mbështetja e vendosur e dhënë nga Shqipëria në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës, si dhe te masat konkrete legjislative dhe institucionale të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmit.
Përfshirja e Shqipërisë në strukturat dhe rrjetet ndërkombëtare ka bërë tashmë një nivel të lartë shkëmbimi të informacionit lidhur me terrorizmin dhe financimin e tij.
Mbetet ende shumë per t’u bërë për të siguruar rezultate efektive në sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij. Rritja e nivelit të brendshëm të bashkëpunimit mes autoriteteve kombëtare ligjzbatuese në shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e veprimeve – pavarësisht varësisë hierkarkike – është një faktor kyç për maksimizimin e rezultateve.
Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë
Sipas saj, një rol të rëndësishëm në luftën kundër financimit ka edhe sektori privat, i cili duhet të ndërgjegjësohet dhe të mbahet përgjegjës në rast shkeljeje të legjislacionit për pastrimin e parave. Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja theksoi rëndësinë që kanë proceset integruese në BE në forcimin e bashkëpunimit dhe rezultatet në luftën kundër krimit. Për këtë qëllim, ajo vlerësoi:
Është e rëndësishme mbështetja e Shteteve anëtare të BE dhe të republikës Franceze në vecanti në hapjen e procedurave të aksesimit të Shqipërisë në hapësirën e përbashkët europiane.
Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë
( Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën kundër terrorizmit, mbajtur në Paris)
-
E kaluam klasen me zbatimin e drejt te reformes po na marin me sy te mire nderkombetaret.
Përgjigju -
Ka lezet kur ven kto figura dhe na perfaqesojn se deri dje na vente Manjani.
Përgjigju -
Mjafton te permendim reformen ne drejtesi qe kjo zonja po zbaton dhe tregojm sa afer europes jemi
Përgjigju -
Syt nga MD i ja europa qe per hir te se vertetes po ecen mire
Përgjigju
( Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën kundër terrorizmit, mbajtur në Paris)








Komente
Komento