Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare

Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi "Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Ministrja Kushi shprehet se në këtë konferencë është diskutuar mbi rëndësinë që ka për institucionet tona arsimore përshtatja e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku është shprehur se rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore në projekte e programe të ndryshme, si dhe forcimi i standardeve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, janë garanci shumë e mirë në konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja