“Shqipëria synon sot të dërgojë një mesazh të qartë miqësie për të gjithë partnerët tanë të Detit Mesdhe”. Kështu ka deklaruar sot Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në nisje të punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së që ka ngritur siparin në Tiranë.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij në këtë konferencë inistri Cakaj theksoi se është përvoja 25 vjeçare e partneritetit të OSBE-së me vendet e Mesdheut, duke u ndalur në rëndësinë e dialogut, përballimin e sfidave të përbashkëta dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim.
“Qëllimi ynë këtë vit, si dhe gjatë kryesisë sonë në përgjithësi, është ta mbajmë lart Mesdheun në axhendën e OSBE dhe t’i japim atij vëmendjen që meriton”, u shpreh ministri Cakaj. Ai shprehu besimin se synimi është shfrytëzimi i mundësive për të shkruar një kapitull tjetër të bashkëpunimit mesdhetar.
“Ne jemi partnerë me sfida të përbashkëta, prandaj, nuk kemi alternativë tjetër përveç se të ndërtojmë një vizion të përbashkët. Ne dëshirojmë të krijojmë një Partneritet Mesdhetar, i cili bazohet në parimet e përfshirjes më të thellë dhe përgjegjësive të përbashkëta”, theksoi ministri.
Konferenca ka vijuar me kryesimin e Grupit të Kontaktit për Mesdheun nga Shqipëria, me pjesmarrjen e 57 vendeve anëtare si dhe vendeve mesdhetare, (Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Dialogu i Mesdheut, Ministri Hasani: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe BE
27 Nëntor, 16:18
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor, 13:27
-
Pr.buxheti për shërbimin e jashtëm 3.8 miliardë lekë, Hasani: Më i madhi i alokuar ndonjëherë
13 Nëntor, 15:30
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Hasani në Washington, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS
30 Shtator, 10:20
-
Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime
24 Shtator, 17:40
-
Ministri i Jashtëm pret homologun hungarez: Presidenca e Këshillit të BE ka si prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor! Do intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh
11 Shtator, 16:28
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator, 10:17
-
'Diplo 2024', Ministri i Jashtëm: Në MEPJ një strukturë e posaçme për shqiptarët në rajon
27 Gusht, 14:51
-
Plan për të udhëtuar? Ja informacionet që duhet të dini për vendet që kërkojnë vizë
16 Gusht, 14:41
-
Ministria e Jashtme: Pajisja e dokumenteve me vulë apostile bëhet për 24 orë
7 Gusht, 09:44