Konferenca, Rama: Si vendosëm të
projektojmë gjinjtë në Kryeministri 

Konferenca, Rama: Si vendosëm të<br />projektojmë gjinjtë në Kryeministri 
TIRANE - Qelizat kancerogjene duhet të luftohen e buzëqeshje, këngë, kërcime dhe të qeshura. Ky ka qenë mesazhi që u ka përcjellë kryeministri Edi Rama të gjitha pacienteve dhe grave shqiptare. Kreu i qeverisë përmes dëshmive rrëqethëse të personave të prekur nga kjo sëmundje, ka treguar historitë e letrave që ia lexon nga qytetare të ndryshme. “Mos e harro - i thosha vetes, - qelizat kanceroze e urrejnë të qeshurën, i urrejnë shakatë, këngët dhe kërcimet. Kanceri ikën kur ka të tilla.

Qelizave të mallkuara u pëlqen trishtimi, u pëlqen depresioni, u pëlqen hidhërimi dhe u pëlqen shumë frika. Kurse gëzimi i përzë.” Këto fjalë i shkruan në një letër një grua e diagnostikuar me kancer në gji, e cila tregonte eksperiencën e vetë dhe tregonte sesi rruga për ta fituar këtë betejë nuk kalon nga shmangia, nga fshehja apo nga dorëzimi përpara kësaj të vërtetë të re në trupin e gruas, por kalon nga e kundërta e saj” ka pohuar kreu i qeverisë. Këtu kreu i qeverisë është ndalur për të treguar edhe vendimin që u mor për të projektuar bustet e zhveshura të femrave mbi kryeministri. Sipas tij, letrat që i drejtohen atij nga pacientet e prekura kanë qenë shtysa kryesore që të veshin fasadën e kryeministrisë me këto imazhe.

“Ajo letër ishte edhe shtysa kryesore e nismës që ndërmorëm bashkë me Carlon për t’ia dorëzuar gjinjve të grave fasadën e Kryeministrisë dhe për të hapur një debat për trupin e gruas. Asnjë shoqëri, faktikisht, nuk është aq e zhvilluar sa duhet, nuk është aq demokratike sa duhet nëse nuk arrin dot të debatojë lirshëm për këtë. Për fasadën e Kryeministrisë, të pushtuar nga trupat e grave, pati shumë komente kontroverse, imagjinoni nëse ne aty do të kishim vënë gjokse burrash dhe trupa burrash, askush s’do ishte marrë fare. Ose, maksimalisht, do kthenin kokën nga ana tjetër dhe do thoshin ç’është kjo shije pa shije.

Nuk do të kishin faj, në fakt, por thjeshtë për të kuptuar që në këtë rast nuk do të ishte diskriminuese po të kthenim kokën nga ana tjetër, përballë trupave të burrave dhe gjokseve të burrave, por është diskriminues fakti që nuk e kthejnë kokën nga ana tjetër, përkundrazi tregojnë me gisht dhe bëjnë gjithfarë komentesh vulgare kur vjen puna për trupin e gruas. Komente vulgare konsideroj edhe ato që medemek e marrin në mbrojtje trupin e gruas si diçka e patregueshme dhe e pashfaqshme” ka theksuar Rama ndërsa përmend një tjetër letër ku një grua e prekur nga kanceri dërgon letrat tek shoqet e veta dhe në fund ve buzët e gjurmëve. Po kështu të njëjtën gjë kërkon edhe kur ti kthehet letra, pasi ato buzë janë shenjë e triumfit mbi vdekjen.

E duke bërë apel mbi këtë sëmundje Rama ka theksuar se tashmë Instituti Evropian i Onkologjisë do të nisë bashkëpunimin me institucionet shqiptare. “Studimet revolucionare të Umberto Veronesit në parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e kancerit të gjirit janë absolutisht një kontribut i madh për njerëzimin. Tanimë do të jenë pjesë edhe e njohjes dhe e përpjekjes sonë, në Tiranë, përmes institucioneve tona, në betejën me kancerin e gjirit dhe në mbështetje të çdo gruaje dhe vajze që gjendet përballë kësaj sfide.

Kjo është një nismë, meritën për të cilën e ka Carlo Bollino, se pavarësisht se e takuam edhe ne të tjerët profesorin, ai besimin e mori nga Carlo, jo nga ne. Unë jam shumë mirënjohës që sot Carlo erdhi njësoj si vitin e kaluar, si organizator i kësaj ngjarjeje, por me këtë vlerë të madhe të shtuar” ka pohuar Rama, ndërsa nuk ka harruar të drejtojë mesazhe ndaj grave për të kryer depistime të herëpashershme.  


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë