/ ATSH / - Turizëm i aksesueshëm nga te gjithë, edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta, ishte fokusi i Deklaratës së San Marinos që u miratua në Konferencën e parë mbi Turizmin e Aksesueshëm në Evropë. Aksesi i barabartë në turizëm është jo vetëm çështje etike, por edhe pjesë e të drejtave të njeriut, e lirisë dhe mosdiskriminimit që kërkon vëmendje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.
Sekretari i Pëtgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit deklaroi se "personave me aftësi të kufizuara apo nevoja të veçanta duhet t'u ofrohet çdo mundësi, ashtu si çdo turist tjetër. Edhe pse në Evropë janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, mbetet ende shumë për të bërë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë", theksoi ai.
/Shqiptarja.com