/ ATSH / -  Në qytetin e Prizrenit, ambasada shqiptare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Turizëm të këtij qyteti, organizuan konferencën për zhvillimin e turizmit me teme: "Promovimi i destinacionit të përbashkët turistik të rajonit të Prizrenit dhe Shqipërisë". Në këtë konferencë krahas personaliteteve të pushtetit qëndror e vendor të Shqiperisë dhe Kosovës, merrnin pjesë edhe përfaqësues të agjencive turistike, hotelerie, njerëz të biznesit etj.