Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve: Qeveria dhe opozita të tregojnë që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve: Qeveria dhe opozita të tregojnë që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet

Foto ilustruese

Pas konfirmimit nga ana e ministrisë së Ekonomisë dhe Financave për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet, ka reaguar Konfindustria e cila ka kërkuar ngritjen e një Enti Rregullator.

Në reagimin e publikuar, Konfindustria ka kërkuar që mazhoranca dhe veçanërisht opozita të ndërmarrin dhe ta votojnë në Kuvend këtë nismë ligjore për të treguar që mbështesin interesin publik dhe jo atë të monopolit të karburanteve. Më tej, thuhet se në rast se nuk do të ketë një ndyshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve gjendja do të përkeqësohej për qytetarët dhe bizneset.

“Konfindustria kërkon, që mbyllja e paralajmëruar nga ekzekutivi e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK. Konfindustria i kërkon përsëri ekzekutivit dhe veçanërisht opozitës të tregojnë, që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet e karburanteve, duke marrë sa më shpejt nismën ligjore në Kuvend për krijimin e ERRK.

Konfindustria vlerëson, se në rast të kundërt jo vetem nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjëndja mund te vështiresohet më tej. Konfindustria i ka kërkuar në vazhdimësi vendimarrjes politike të krijonte ERRK si institucion në varësi të Kuvendit të Shqipërise dhe i përbërë nga profesionistë, sipas shembullit të Maqedonise së Veriut. Bordi i Transparencës është krijuar në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë në konflikt flagrant të qartë interesi në gjysmën e antarëve të tij nga operatoret e tregut, që duhet te jenë objekt kontrolli”- thuhet në njoftim.

Sipas Konfindustrisë, çmimet e karburanteve po mbahen në nivel të lartë me qëllimin për të nxitur kontrabandën massive që mund të regjistrojë shifrat deri në 300 milionë dollarë në vit.

“Tregu i karburanteve në Shqiperi, në mënyre unikale në bote, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithe zinxhirin e tregut nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te tregëtise me pakicë. Shqipëria ka krahësimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit. Pjesë e madhe e kontrabandës bëhet duke shkelur edhe embargon e OKB si dhe detyrimet  ndërkombetare. Kapja e mijëra ton karburante të ardhura nga Libia provojme sa më sipër. Tregu strategjik i karburanteve jep mbi 11% të PPB me mbi 1,5 miliard dollarë/vit qarkullim. Kostot e larta te karburanteve kanë pasoja shkatërruese mbi ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë”-përfundon njoftimi.

Në 10 janar të këtij viti, u bë me dije se për shkak të normalizimit të çmimeve të karburanteve në tregun global, pritet që në mbledhjen e rradhës të Bordit të Transparencës të firmoset shkrirja dhe fundi i aktivitetit të tij. Shteti do të monitorojë çmimet e karburanteve pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit