Konfirmohet dëmtimi i Muriqit te Kosova, sulmuesi mungon kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë

Konfirmohet dëmtimi i Muriqit te Kosova, sulmuesi mungon kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë

Vedat Muriqi kundër Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë mungesa të mëdha në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024. Pas Amir Rrahmanit e Edon Zhegrovës, Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e Dardanëve për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.

Pas ekzaminimeve të fundit, u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit (fituar 1-0 nga Kosova). Sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Mallorcës do të mungojë 4-6 javë.

Krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit. Kosova do të luajë me Zvicrën në Basel këtë të shtunë, kurse të martën që vjen do ta mbyllë në Prishtinë fushatën kualifikuese të Evropianit me duelin ndaj Bjellorusisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja