Pierre-Emerick Aubameyang është tashmë pjesë e “topçinjve”.
Pas një operacioni rekord prej 57 milionë stërlina është përmbyllur transferimi i Aubameyang nga Borussia Dortmund tek Arsenal.

Kjo shifër e kalon atë të blerjes së Lacazzete, i cili u afrua nga Olimpiku i Lionit verën e kaluar për shifren e 52.7 milionë stërlina.
Ende nuk është vendosur numri që do të mbajë mbi shpinë kapiteni i Gabon-it.

Me fanellën e Borussia Dortmund ai shënoi 172 gola në 213 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Me nënshkrimin e tij dhe Henrik Mkhitaryan  Arsene Wenger kompleton një nga repartet sulmuese më ne formë jo vetëm te Premier League por ndoshta edhe në Europë.

Redaksia Online
S.K./Shqiptarja.com