Është konfirmuar se modelja e famshme Kate Moss do të shfaqet totalisht nudo për “Playboy” për të festuar 40 vjetorin e saj si dhe 60-të vjetorin e revistës.

Drejtori editorial i revistës Jimmy Jellinek ka thënë se supemodelja Moss është perfekte për këtë rast.

kate moss

Ajo do të jetë imazh i kopertinës për muajin Janar-Shkurt të revistës.

“Kjo revistë ka një famë globale prandaj duhet dhe një ikonë me famë botërore për të festuar. Ajo është partnerja perfekte për ne për të festuar siç duhet 60-të vjetorin", ka thënë më tej drejtori i revistës.

Moss është e njohur për format e saj seksi dhe bukurinë natyrale.

kate moss

Duket se mosha është thjesht një numër për bukuroshen, e cila i bën zili dhe vajzave 20 vjeçare me linjat e saj.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)