Parlamenti Evropian e miratoi Oliver Varhelyin për Komisioner të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Varhelyi, kandidat nga Hungaria, ka qenë në seancë dëgjimore javën e kaluar, por nuk ka arritur t'i bindë plotësisht ligjvënësit e Parlamentit Evropian se është i gatshëm për postin.
Atij i është dashur të përgjigjet edhe në pyetje shtesë me shkrim. Përgjigjet janë dërguar paraditen e së hënës dhe kanë qenë të mjaftueshme që deputetët të konfirmojnë emërimin e tij.
Varhelyi është kandidati i dytë nga Hungaria për komisionar evropian. Para tij ka qenë Laszlo Troscanyi, i cili është refuzuar nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.
Në total, Parlamenti Evropian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën më 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht.
Tre kandidatë të rinj nga këto vende e kanë marrë tashmë konfirmimin e Parlamentit Evropian, i cili pritet të votojë për paketën e plotë të Komisionit të ri Evropian, më 27 nëntor./REL
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor, 16:45
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
22 Nëntor, 20:12