Ditën e sotme në Greqi është konfirmuar rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve.

Pacienti i infektuar ndodhet në spital dhe gjendja e tij  shëndetësore është e qëndrueshme.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se testi është kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik nga ku personi në fjalë ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore greke thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët.

Ndërkohë në më shumë se 29 vende, raportohen më shumë se 1000 raste të konfirmuara.