Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se më datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.
IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ajo e COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.5%
-
Të gabuar
36.2%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e masave të BE ndaj Kosovës, ministri Hoxha: Hap i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave europiane
18 Mars, 07:57
-
Editoriali i përbashkët me Vuçiç, ministrja e qeverisë Kurti kritikon Ramën: Qytetarët e Kosovës s’kanë për t’ia falur, rruga Tiranë-Beograd duhet të kalojë në Prishtinë
17 Mars, 15:22
-
Kosovë/ Ambasada e SHBA mirëpret marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të huajt: Përgëzojmë angazhimin mes palëve!
17 Mars, 14:56
-
Bashkimi Evropian heq të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës! Përfaqësues i KE-së: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit
17 Mars, 13:09
-
Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti fton partitë për takime, opozita refuzon: Pasi të flasë Kushtetuesja!
17 Mars, 12:05
-
'Situata në Kosovë është katastrofë', ish-zyrtari amerikan: Kriza artificiale dhe kaosi politik po i japin avantazh Serbisë
16 Mars, 16:39
-
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 121 milionë euro
16 Mars, 13:32
-
Presidenti i Krocisë: Ia kam thënë Vuçiçit personalisht se memorandumi me Shqipërinë dhe Kosovën s'është aleancë ushtarake
15 Mars, 21:52
-
Paralajmërimi për krizën politike në Kosovë, analisti amerikan: Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?
15 Mars, 14:40
-
Ligji hyn sot në fuqi/ Kosova ofron leje qëndrimi 12 muaj për serbët në veri, u njeh kartat e identitetit qytetarëve pa dokumente
15 Mars, 08:03
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë
14 Mars, 14:14