Sherrin mes deputetit socialist Taulant Balla dhe drejtuesit të departamentit të Mjedisit në PD e ka konfirmuar zyrtarisht edhe policia e shtetit. Përmes një njoftim për shtyp Komisariati i Kufirit dhe Migracinit në Rinas pikërisht aty ku deputeti i majtë bëri dhe denoncimin bën me dije se Balla u godit nga Malltezi në Romë.
Në një komunikatë për mediat, ky komisariat, bën me dije se i janë referuar materialet prokurorisë për shtetasin J.M, 44-vjeç. pasi në tranzitin në Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin Balla.
Deklarata e policisë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com