Konfiskimi 55 mln euro pasuri, si vepronte familja Ndoka për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Konfiskimi 55 mln euro pasuri, si vepronte familja Ndoka për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

Arben Ndoka

SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro,  për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.

Ndërkohë të dënuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në Shëngjin, janë dënuar edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Dy vite më parë Report Tv ka zbardhur edhe skemën sesi vepronte familja Ndoka për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Si vepronte familja Ndoka për tokat

Nga dosja e Prokurorisë zbradhej edhe mënyra se si vepronin anëtarë të familjes Ndoka në zonën e Lezhës. Prokuroria zbuloi këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut, për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” dolën edhe biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Xjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Zyrtarë të përfshirë

Fillimisht dyshimet e para kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion etj.

Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj. Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

Bashkëpunimi në këtë veprimtari kriminale (e gjitha kjo në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) vijon që me përcaktimin e parcelës e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve (që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronësisë) dhe më pas në aktin final, përfitimin në mënyrë të parregullt të këtyre sipërfaqeve të tokës, ku shpeshherë përfituesi final është vetë Gjevi Ndoka, lidhjet e tij shoqërore dhe familjarët e tij.


Lajmi kryesor:

Goditja më e madhe e SPAK, u konfiskohet 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Dënohet vëllai dhe motra e ish-deputetit Ndoka


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë