Goditja më e madhe e SPAK, u konfiskohet 55 mln euro pasuri grupit që tjetërsoi pronat në Shëngjin! Dënohet vëllai dhe motra e ish-deputetit Ndoka

SPAK ka kryer goditjen më të madhe që nga krijimi i tij, duke u konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro, për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që u ka kaluar shtetit.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se bëhet fjalë gjithsej rreth 300 mijë metra katror, në 75 pasuri të ndryshme.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ditën e sotme vendimin për për një tjetër fraksion të Dosjes 339, e cila ka të bëjë me tjetërsimin e pronave në Shëngjin Lezhë.

Mes te dënuarve me burg është edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Xhevi Ndoka është dënuar me përfundimisht me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa Mimoza Ndoka është dënuar me 1 vit e 4 muaj me kusht.

Sakaq janë dënuar me nga 2 vite burg me kusht Vlash Gaxulli dhe Genc Zeneli si dhe me 1 vit e 4 muaj burg me kusht M.Perskurën. GjKKO ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg me kusht Luigj Palokën, 3 vite e 4 muaj burg Paulin Simonin.

Ndërkohë me 3 vjet e 6 muaj burg Blendi Ndoka dhe me 2 vite me kusht Kol Lleshi. Po ashtu me 4 vite e 8 muaj burg është dënuar Emanuel Gjurën dhe me 8 muaj për Zef Lazrin.

Lista e të dënuarve:

Xhevi Ndoka 6 vite e 8 muaj burg
Mimoza Ndoka 1 vit 4 muaj, me kusht
Emanuel Gjura 4 vite e 8 muaj burg
Zef Lazri 8 muaj burg
Blendi Ndoka 3 vite e 6 muaj burg
Luigj Paloka 4 vite e 8 muaj burg, me kusht
Paulin Simoni 3 vite e 4 muaj burg
Vlash Gaxulli 2 vite burg, me kusht
Genc Zeneli 2 vite burg, me kusht
Kol Lleshi 2 vite burg, me kusht

Kujtojmë se më herët për çështjen e tjetërsimit të pronave në Shëngjin është dënuar edhe ish kryetari i bashkisë së Lezhës, me Partinë Demokratike Fran Frrokaj. Ish- kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Konfiskimi 55 mln euro pasuri, si vepronte familja Ndoka për tjetërsimin e pronave në Shëngjin

SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro,  për grupin i cili tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.

Ndërkohë të dënuar në lidhje me tjetërsimin e pronave në Shëngjin, janë dënuar edhe Xhevi Ndoka dhe Mimoza Ndoka, të cilët janë përkatësisht vëllai dhe motra e ish deputetit të Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Dy vite më parë Report Tv ka zbardhur edhe skemën sesi vepronte familja Ndoka për tjetërsimin e pronave në bregdet.

Si vepronte familja Ndoka për tokat

Nga dosja e Prokurorisë zbradhej edhe mënyra se si vepronin anëtarë të familjes Ndoka në zonën e Lezhës. Prokuroria zbuloi këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut, për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” dolën edhe biseda me Ndokajt që deklarohen si pronarë të kësaj zone. Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga përgjimet spikat një i vëllait të ish-deputetit, Xjevi Ndoka, i cili duke biseduar me një punonjës të Hipotekës shprehet “Pjesën e Ronës kape krejt, q… motrën”, çka tregon besimin që ata kishin se në Lezhë ishin zotër e mund të bënin çtë donin.

Zyrtarë të përfshirë

Fillimisht dyshimet e para kanë qenë në kuadër të trafikimit të lëndëve narkotike (si kokainë dhe heroinë) nga vende si Kolumbia, Peru, dhe e shpërndajnë në shtete si Holanda, Gjermania, Franca etj., ndërsa lëndën Cannabis Sativa e trafikojnë nga Shqipëria në drejtim të vendeve evropiane. Për këtë arsye personat sa më sipër janë vënë në përgjim telefonik, dhe me metoda të tjera speciale të hetimit si vëzhgim, survejim, përgjim ambiental etj. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve për lidhjet e tyre me veprimtarinë në lidhje me narkotikët, personat sa më sipër (por jo vetëm), kanë rezultuar të kryenin edhe një sërë veprash penale si falsifikime, ndërhyrje të zyrtarët, korrupsion etj.

Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë. Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj. Personi në fjalë rezulton të ketë komunikuar me shumë persona të tjerë të administratës shtetërore kryesisht të ZRVPP-së Lezhë, Kurbin, në Prefekturë, ALUIZNI, noterë etj., ku nga transkriptimi i përgjimeve (dhe një sërë provash të sekuestruara më pas) kanë rezultuar të dhëna për përfshirjen e Gjevi Ndokës dhe disa personave të tjerë në falsifikimin e dokumentacionit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin bëjnë tjetërsimin e pasurive nga shtetërore në private (kryesisht në emër të tyre apo të personave të tjerë duke përfituar në finale në mënyrë të parregullt pasurinë shtet me dokumente të falsifikuara).

Bashkëpunimi në këtë veprimtari kriminale (e gjitha kjo në kuadër të grupit të strukturuar kriminal) vijon që me përcaktimin e parcelës e cila është me pronësi shtet, gjetjen e personave të interesuar për t’u pajisur me tokë, falsifikimin e dokumenteve (që nga origjina e pronës deri te certifikata e pronësisë) dhe më pas në aktin final, përfitimin në mënyrë të parregullt të këtyre sipërfaqeve të tokës, ku shpeshherë përfituesi final është vetë Gjevi Ndoka, lidhjet e tij shoqërore dhe familjarët e tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BregaMatas: 04/02/2021 12:32

    Po Fran Frrokun ku e lat, pse nuk ja konfiskoni pasunine e vjedhun, se e ka ba Talen M**t e ka ba, shkon e vjedh token en fshatareve te tije vetem se eshte kryetar, Turp i biri Gjon Frrokut,,,shpi muti,,,,,,,,,,legena

    Përgjigju
  • 5pik5apo55: 04/02/2021 00:13

    Spo merret vesh diku thuhet 55 milion diku 5,5 milion apo futja te haje kush ta haje

    Përgjigju
  • Lisus: 03/02/2021 23:24

    Zoti toks Nua Rroku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim